10:54 / E Premte, 25 Janar 2019 / indeksADMonline

E dhimbshme, punëtorit i bie Rolls Royce në kokë, ky është fundi!

Gomisterët vërtetë janë njëra ndër kategoritë më të rrezikuara gjatë orarit të punës, duke u përballë me situata nga më të ndryshmet.

Dy punonjës në një lokal për riparimin e veturave përjetuan diçka të tmerrshme, që kishte përfundim tragjik për njërin, transmeton Indeksonline.

Dyshja ishin nën veturën luksoze Rolls Royce, e cila ishte ngritur lartë për një defekt që kishte përfundi.

Për një moment, diçka nuk shkon mirë dhe vetura rrëshqet, duke rënë mbi trupin e njërit punëtor për ta lënë të vdekur, derisa tjetri pësoi lëndime të rënda trupore.

Punëtorët tjerë nxituan të ngrehin lartë veturën super të rëndë, por tanimë ishte vonë, sepse punëtori kishte mbetur i vdekur nga goditja me veturë. /Indeksonline/