E dhimbshme/ Reperit amerikan brenda një viti i vdesin vajza dhe djali

Reperi i famshëm amerikan Freeway, ka humbur vajzën e tij 21 vjeçare.
Lajmin e hidhur e bëri të ditur vet ai, një vit pasi i vdiq djali, transmeton Indeksonline.
Me një postim prekës, reperi Freeway u tha fansave se vajza e tij Harmony ka vdekur si pasojë e kancerit.
Freeway reveals the passing of his daughter, Harmony, after a battle with cancer. Our thoughts and prayers are with him and his family. 🙏💯 @Phillyfreezer pic.twitter.com/6OlUbsDQB3
— WORLDSTARHIPHOP (@WORLDSTAR) October 24, 2021
Sipas raportimeve, Harmony u diagnostikua me kancer në shtator të vitit 2020.
Kujtojmë që djali i reperit, Xhihad, ka vdekur në tetor të 2020, në moshën 20 vjeçare./Indeksonline/