20:30 / E Hënë, 18 Prill 2022 / AR

E dhimbshme, Ronaldos i vdes djali

Ka vdekur djali i Cristiano Ronaldos.

Futbollisti legjendar e zbuloi këtë në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline.

Në një postim ai shpjegoi se vdekja e foshnjës është dhimbja më e madhe që çdo prind mund të ndjejë.

Në postim thuhet: “Me pikëllim të thellë duhet të njoftojmë se djali ynë ka ndërruar jetë. Është dhimbja më e madhe që mund të ndiejë çdo prind. Vetëm lindja e vajzës sonë na jep forcën për ta jetuar këtë moment me pak shpresë dhe lumturi. Ne dëshirojmë dhe falënderojmë mjekët dhe infermierët për kujdesin dhe mbështetjen e tyre”.

Çifti përfundoi duke kërkuar nga fansat privatësi në këtë kohë shumë të vështirë.

“Djali ynë, ti je engjulli ynë. Ne do të të duam gjithmonë”./Indeksonline/