E dhimbshme – Shqiptarja, nënë e katër e fëmijëve, e paguan me jetë ndarjen nga burri
Gazeta e madhe zvicerane ‘Blick’ i ka kushtuar një artikull aktit mizor të shqiptarit që e vrau gruan pasi u ndanë.
Viktima me emrin, Luiza 34 vjeç, nënë e katër fëmijëve, për vite të tëra e kishte heshtur ndaj abuzimet dhe të rrahurat e që i kishte shkaktuar burri i saj, Ilir B, 37 vjeç, transmeton Indeksonline.
Ai e kishte kërcënuar atë se do t’ia vriste prindërit nëse e linte. Të gjithë e dinin që Ilir B. ishte i dhunshëm. Familja, miqtë, fqinjët, të njohurit, por askush nuk mund t’i ndihmonte.

Një vit më pari ajo përfundimisht u nda bashkëshorti i saj, duke marrë edhe fëmijët pranë vetes.
Ajo u transferua në një apartament në Deitikon, por edhe atje e kërcënoi 37 vjeçari e kërcënoi atë me vdekje.
Luiza heshti përsëri. Tani ajo ka heshtur përgjithmonë. Të hënën, ai e vrua atë në banesën e saj. L
Ajo në trupin e saj kishte dhjetëra plagë me thikë. Sipas raportimeve 37 vjeçari kishte mbyllur djalin e katër vjeçar në një dhomë para se të kryente aktin barbar.
Tashmë është rasti i dytë në pak javë që një shqiptar vrau gruan e tij shqiptare. Arsyeja? Të dy donin të ndaheshin nga burrat e tyre./Indeksonline/