22:19 / E Enjte, 16 Nëntor 2017 / indeksADMonline

E dhimbshme! Tuna për herë të parë tregon për vështirësitë gjatë lindjes së djalit

Këngëtarja shqiptare nga Shkupi, Altuna Sejdiu që pas të bërit nënë, i është përkushtuar totalisht djalit të saj. Ajo përmes rrjetit të saj social Instagram dhe përmes një seti fotografik, ka rrëfyer gjithçka mbi përvojën e lindjes, ndërsa për herë të parë ka treguar mbi eksperiencën e saj të re. Ky është statusi i plotë i këngëtares:

Ky set fotografik së bashku me Norik Uka,lindi si ide nga eksperienca ime personale neper te cilen shume nena kanë kaluar, dhe jam e bindur qe nuk jam e vetme te ciles i deshtoi ‘plani i lindjes’ .Pas pergatitjeve 9 mujore per nje lindje spontane,strishat e Patrisit per te participuar ne prerjen e kerthizes, strishat e duos se fotografeve nga Shkupi,per te dokumentuar aktin me te rendesishem te jetes time ( Daaah ofc I ëould do that) , hypno – birth seancat online per nje lindje paqesore etj etj Kishim pergatitur gjithqka per nje moment si ky-Papritur u komplikua e gjithe situata brenda 8 oreve ndodhen gjera qe nuk i kishim parapare as unë e as mjekët qe po pergatiteshin per lindjen e bebës.
Isha e frikesuar, e trishtuar e papergatitur.Aq me shume e vuajta muajt e pare, frustrimin e lindjes Cezariane dhe pengesat me te cilat ballafaqohesha.Sikur me deshtoi ndjesia me e bukur e memesise, lidhja e momentit te pare…
Nuk fola asnjehere per kete eksperience dhe nuk do kisha folur ne asnje nga intervistat qe me keni ftuar dhe qe nuk i kam pranuar per ceshtje privatsie ( me shume respekt ju falenderoj per ftesat cdo dite qe mi keni bere, u jam mirenjohese) – andaj vendosa ta mbaj ‘ekskluzivitet ‘ timin dhe te flas me foto’ dhe pak fjale.Per ju, nenat te cilat e keni perjetuar ose do ta perjetoni te njejtin emocion neper te cilin ne kemi kaluar …
Milk Bath Session me qumesht formule, meqe e dime qe eshte super veshtire laktacioni mbas nje intervenimi te tille( un isha kembengulese &me fat dhe ia dola) .Perderisa kemi femije te shendetshem eshte e parendesishme ne formule apo qumesht gjiri, cezariane apo lindje spontane… Dhe asgje nuk e mposhte ndjenjen e te qenit nene.
Memesia eshte e veshtire dhe duhet te inkurajojme njera tjetren cdo dite.Cheers to that?