18:20 / E Enjte, 21 Mars 2019 / indeksADMonline

E dhimbshme, varroset kosovari që u vra mbrëmë në kazino!

Sot gjatë ditës i është dhënë lamtumira e fundit, të riut nga Rezalla e Skenderajit i cili u vra mbrëmë në vendin e tij të punës.

36-vjeçari, Florent Ahmetaj u qëllua me armë zjarri të mërkuren rreth orës 20.00 në një kazino në Lipjan, transmeton Indeksonline.

Autor i këtij krimi është një grabitës i cili aktualisht ndodhet në arrati.

Nga ana e tyre, Policia e Kosovës po punojnë intensivisht për të zbuluar identitetin e të dyshuarit, mirëpo deri tani nuk ka asnjë njoftim për kapjen e tij. /Indeksonline/