75 Mall Live Search
13:03 / E Diele, 21 Qershor 2020 / indeksADMonline

E dhimbshme, vdes në moshën 17 vjeçare talenti i skuadrës së Las Palmas

Bota e sportit ka marrë një lajm mjaft të rëndë.

Talenti 17 vjeçar i klubit të Las Palmas, Jorge Sanchez Vaca, ka humbur jetën ditën e shtunë së bashku me një 15 vjeçar. Ata janë mbytur në kanalin Orelana në Badahoz.

Vaca ka qenë pjesë e të rinjve të Las Palmas, dhe siç njofton klubi spanjoll, vendi në skuadrën e parë për të ka qenë i garantuar.

Sanchez nga sezoni i ri do t’i bashkohej skuadrës së parë të Las Palmas, por për fat të keq u largua nga jeta para kohe.

“Las Palmas me keqardhje të thellë njofton për vdekjen e lojtarit tonë në kategorinë e kadetëve, Jorge Sanchez Vaca. Ne i shprehim ngushëllimet tona familjes dhe miqve të tij”, thuhej në deklaratën e klubit spanjoll.