E dhimbshme/ Vdes një foshnje në Suharekë, trupi dërgohet për obduksion

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për një vdekje të dyshimtë në Suharekë.
Sipas policisë, kanë qenë familjarët ata që e kanë dërguar në Qendrën Emergjente në Suharekë, foshnjen pa shenja jete, transmeton IndeksOnline.
“Fsh. Duhël, Suharekë 15.06.2021 – 08:30. Raportohet se nga familjaret ne Qendrën Emergjente ne Suharekë është sjellë një foshnjë mashkull kosovar, i cili pas kontrollimit nga mjeku kujdestar është konstatuar se i njëjti është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për obduksion”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës./IndeksOnline/