75 Mall Live Search
23:06 / E Shtunë, 29 Qershor 2024 / MSH

“E di që nuk jam më djalë i ri,” Biden nuk ka në plan të tërhiqet nga gara kundër Trump

Presidenti amerikan Joe Biden ka dhënë një deklaratë për mediat pas debatit që pati me rivalin republikan Donald Trump, për garën presidenciale që do të mbahet në nëntor.

Shefi i Shtëpisë së Bardhi u shpreh se qëllimi i tij ishte që të mundë rivalin e tij duke lënë të kuptohet se nuk asnjë plan që të tërhiqet nga gara, përpos asaj që u cilësua si një performancë e dobët nga a ana e tij në debat.

Pas debatit të së enjtes, edhe vetë demokratët mbetën të zhgënjyer dhe me pikëpyetje për të ardhmen e garës.

“I di që nuk jam një djalë i ri, kjo është besoj e dukshme,” tha Biden.

“Nuk eci aq lehtësisht saç ecja dikur. Nuk flas më aq rrjedhshëm saç flisja dikur, nuk bëj debate siç i bëja dikur,” shtoi presidenti amerikan teksa turma brohoriste “edhe katër vite të tjera.”

Më tej, Biden shtoi se nëse nuk do ta besonte me gjithë zemër dhe shpirt se mund ta bënte punën që i është ngarkuar, nuk do të garonte sërish.

Vështirësitë e Biden në përgjigje herë pas here gjatë debatit, rritën shqetësimet e votuesve se ai mund të mos ishte i aftë për të shërbyer një mandat tjetër katërvjeçar dhe bëri që disa nga kolegët e tij demokratë të pyesnin nëse mund ta zëvendësonin atë si kandidatin e tyre për zgjedhjet e 5 nëntorit në SHBA.

Nga ana e tij, Donald Trump, 78 vjeç, parashtroi një sërë deklaratash që u cilësuan si të pavërteta dhe shmangi pyetjet, duke ngritur më tej shqetësimet për aftësinë e tij për postin e shefit të Shtëpisë së Bardhë, por pjesa më e madhe e fokusit më pas ishte drejtpërdrejt te Biden, veçanërisht midis demokratëve.