E diela e qetë, ky është raporti i prokurorisë gjatë 24-orëve

Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se gjatë 24- orëve nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë, pesë persona si edhe janë bërë katër kërkesa për caktimin e paraburgimit të tyre, të cilët dyshohen për kryerjen e veprave të ndryshme penale, shkruan IndeksOnline.
Më tej njoftohet se Prokuroria Themelore e Pejës ka ndaluar 2 persona. Njëri prej tyre për veprën penale: “Keqpërdorim i pozitës zyrtare”, kurse tjetër për veprën penale: “Shmangia e tarafive doganore”. Më tej të ndaluarit me aktvendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë.
Në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, janë paraqitur katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për pesë persona.
Në Prokurorinë Themelore të Gjilanit, me urdhër të prokurorit kujdestar janë ndaluar dy persona të dyshuar, në kohëzgjatje
prej 48- orësh.
Në Prokurorinë Themelore të Gjakovës, ka pasur më pak punë pasi që me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh./IndeksOnline/