16:40 / E Mërkurë, 15 Janar 2020 / indeksADMonline

E diela, ditë pushimi për punëtorët e bizneseve në Junik

Për të gjitha veprimtaritë afariste që veprojnë në Komunën e Junikut e diela ditë pushimi.

Ky është njoftimi i Komunës:

Njoftohen të gjithë qytetarët që ushtrojnë veprimtaritë e tyre afariste brenda territorit të komunës së Junikut se nga E Diela e datës 26.01.2020, do të fillohet me implementimin e rregullores së re, ku është e përcaktuar që e Diela është ditë pushimi për të gjitha veprimtaritë në territorin e Komunës së Junikut me përjashtim veprimtaritë e cekuara mëposhtë:

•Barnatore
•Bukëpjekësit
•Pompat e Derivateve
•Sallonet e Bukurisë (për Sallonet e Bukurisë, dita e Martë do jetë ditë pushimi)

Mosrespektimi i kësaj rregullore nga ana e përfaqësuesve që ushtrojnë veprimtaritë e tyre brenda territorit të Komunës së Junikut do të bie ndesh me rregulloren në fjalë dhe inspektoriati Komunal I Komunës së Junikut do të filloi me shqiptim të gjobave për mosrespektim të rregullores nga e Diela e datës 26.01.2020.