75 Mall Live Search
11:31 / E Hënë, 25 Shkurt 2019 / indeksADMonline

E diela ditë pushimi për të gjithë në Mitrovicë, vazhdon aksioni për bizneset që punojnë në vikend

E diela do të jetë ditë pushimi për të gjithë në Mitrovicë, kështu tha në mbledhjen e sotme kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri gjatë takimit që ka mbajtur me Bordin e Drejtorëve.

Në këtë mbledhje drejtori i Inspeksionit, Hysni Ahmeti, njoftoi bordin se është duke u punuar për respektimin e orarit të punës të subjekteve afariste, ku me këtë rast kanë ndërmarrë aksion për mbylljen e lokaleve të cilat nuk e respektojnë orarin e punës sipas Rregullores komunale Nr. 03/2014 dhe mbylljen e lojërave të fatit të cilat zhvillojnë veprimtaritë e tyre pa licencë.

Nga ky aksion Ahmeti, tha se gjatë vikendit janë mbyllur gjithsej 20 biznese, 3 mega markete të mëdha, 2 barnatore, 15 bastore dhe 2 kazino. Ai më tutje ka thënë  se ky aksion do të vazhdojë edhe ne ditët e ardhshme derisa të zbatohet Rregullorja komunale në fuqi.

Gjithashtu u fol edhelidhur me Panairin e Punës i cili në Mitrovicë do të mbahet më datën 12 prill 2019 në sallën e sporteve “Minatori”./Indeksonline/