75 Mall Live Search
07:31 / E Hënë, 29 Korrik 2019 / indeksADMonline

E diela e tmerrshme për pushuesit në Shqipëri, stuhi, gjuajtje me armë e probleme me rrymë elektrike

DHËRMI– Një shtyllë korenti ka shpërthyer pranë një restoranti në Dhërmi. Mendohet se shkak ka qenë moti i keq që ka pushtuar vendin ditën e sotme, e ndërsa mësohet se qyteti ka mbetur pa energji elektrike për disa minuta. Një gjë e tillë ka përhapur panik të pushuesit, të cilët janë larguar me shpejtësi, me frikën se shpërthimi i saj do të kishte përmasa të mëdha.

Fatkeqësisht, kjo e dielë ka qenë një ditë e tmerrshme për sezonin turistik në vend. Dy pushues kanë humbur jetën, e ndërsa 26 të tjerë janë shpëtuar, ndërkohë po sot në një nga lokalet më të frekuentuara në Jalë dy grupe të rinjsh janë konfliktuar më njëri-tjetrin.