09:21 / E Hënë, 06 Maj 2019 / indeksADMonline

E diela me 36 aksidente trafiku, 15 prej tyre me persona të lënduar

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit kanë ndodhur gjithsejtë 36 aksidente trafiku, prej të cilave 15 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 21 të tjera me dëme materiale, transmeton Indeksonline.

Policia ka njoftuar po ashtu se ndaj gjithë pjesëmarrësve në trafik që kanë thyer rregullat e komunikacionit, janë shqiptuar gjithsejtë 819 gjoba kundërvajtëse./Indeksonline/