21:40 / E Shtunë, 15 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

E diela me vranësira e borë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje bore.

“Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje bore. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-4m/s”, njofton IHMK.