18:02 / E Enjte, 23 Janar 2020 / indeksADMonline

E DIELA – Momenti i fundit për tu nënshkruar marrëveshja, ose LDK në opozitë!

Lëvizja “Vetëvendosje” ka kohë deri në fundjavë për t’i dhënë përgjigje partisë së Isa Mustafës rreth marrëveshjes për krijimin e qeverisë.

Lidhja Demokratike e Kosovës tanimë ka dhënë një afat përfunidmtar që të plotësohen kushtet e saja, konrektisht për cështjen e kryetarit të Kuvendit.

Indeksonline mëson se dita e diele (26 janari) nëse nuk kryhet koalicion, atëherë LDK-ja do të mbetët në opozitë.

Ndryshe, kryetari i këtij subjekti, Isa Mustafa, ka thënë se ata janë akoma të hapur për të arritur një marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai ka deklaruar se deri në fund të javës duhet të qartësohet përfundimisht se a do të ketë një marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Ne kemi dhënë një propozim që kemi vlerësuar se është shumë i balancuar që mendojmë se Vetëvendosja duhet ta trajtojë me vëmendje të veçantë.  Mbesim të hapur që të ulemi dhe të bisedojmë, por që kjo bisedë e jona të ketë një përfundim sa më të shpejtë – mundësisht deri në fund të kësaj jave në mënyrë që ta bëjmë marrëveshjen ose të konstatojmë që nuk ka kushte që marrëveshja të bëhet”, është shprehur ai.