“E dija që Tea ishte në lidhje me Beartin”, Arditi zbulon që “Për’puthen” është me skenar!

Nuk është hera e parë që programi “Për’puthen” akuzohet që është një program dashurie me skenar.
Ishte Arditi (pjesëmarres në BBV), ai i cili në dhomën e rrëfimeve bëri një deklaratë bombë lidhur me të, shkruan Indeksonline.
Ai deklaroi se emisioni televiziv “Për’puthen” krijohet mbi bazën e një skenari dhe jo siç mendojnë shumica prej publikut.
“Unë e njoh Tean dhe e dija që në fillim që ajo ishte në një lidhje me Beartin, gjithçka aty është me skenar“, -tha Arditi./Indeksonline/