21:47 / E Martë, 15 Nëntor 2022 / AR

E dinit? Kjo është arsyeja pse duam t’i kafshojmë partnerët gjatë seksit

Ndjenja apo dëshira për të kafshuar partnerin/en është në fakt super e zakonshme dhe i ka rrënjët në biologjinë evolucionare.

Rezulton se ky është një efekt anësor evolucionar i njohur si “agresion i lezetshëm”. Dhe, për të qenë të qartë, nuk ka të bëjë me dëshirën për të ‘ngrënë’ një partner. Përkundrazi, “ka të bëjë me dëshirën për të kafshuar, shtrydhur dikë bazuar në përjetimin e dashurisë ndaj tij, duke mos dashur ta dëmtosh,” shpjegon Dr. Nazanin Moali, një psikologe klinike dhe drejtuese e podcast-it të Sexology.

Në fakt, “cute aggression” ndodh edhe kur shihni një qenush të lezetshëm apo një foshnje të vogël.

Sipas Moalit, diçka e quajtur “shprehje dimorfe” është në rrënjë të këtyre ndjenjave kontradiktore. Shprehja dimorfe është kur dikush që ndjen një emocion të fortë shpreh emocionin e kundërt. Që do të thotë, ju ndiheni të mbingarkuar nga dashuria dhe gëzimi ndaj një gjëje të “lezetshme” – dhe ndjeni dëshirën për kafshimin, si një mënyrë për të treguar dashurinë e thënë. Kafshimi është një shprehje agresive e dashurisë.