75 Mall Live Search
20:47 / E Martë, 02 Prill 2019 / indeksADMonline

E drejtonte kompaninë nga burgu me telefon, SHBA e fut në izolim total Martin Shkrelin

Më parë këtë muaj, biznesmeni farmaceutik me prejardhje shqiptare Martin Shkreli, u fut në izolim në Institutin Federal Korrektues në Fort Dix, New Jersey, thonë burime të njohura për Forbes.

Kjo ndodhi pasi Wall Street Journal raportoi se Shkreli po përdorte nga burgu një telefon kontrabandë për të drejtuar biznesin e tij të barnave.

Byroja e Burgjeve (BOP) nuk konfirmoi se Shkreli ishte vendosur në izolim, duke thënë se nuk do të jepte informacion rreth “kushteve të izolimit të të burgosurve individualë”. Por konfirmoi se çështjet e ngritura në artikullin e Wall Street Journal ishin “nën hetim. “

“Kur ka akuza për sjellje të keqe, ato hetohen plotësisht dhe veprimet e duhura merren nëse pretendimet janë të qëndrueshme,” shtoi një zëdhënës për BOP. Avokati i Shkrelit, Benjamin Brafman, nuk pranoi të komentonte mbi statusin e klientit të tij.

Kujtojmë se gjykata federale e Nju Jorkut, e kishte dënuar për mashtrim të investitorëve ish kreun e kompanisë farmaceutike amerikane me 7 vite heqje lirie.

Shkreli, ishte etiketuar si personi më i urryer në Amerikë pasi e rriti çmimin e ilaçit Daraprim, ilaç ky i domosdoshëm për luftimin e HIV, nga 13.50 dollar për një pilulë në 750 dollar.

Ai u dënua me shtatë vjet burg në vitin 2017 për mashtrim të sigurisë dhe konspiracioneve.

Pavarësisht se po mbahej në burg federal, ai pati treguar se po vazhdon ta udhëheq kompaninë e tij faramaceutike Phoenixus AG, e cila besohet se do të arrijë vlerën prej 3.7 miliard dollar kur Shkreli të dalë nga burgu. /IndeksOnline/