E drogonte gruan çdo natë, që të abuzonte me dy vajzat e saj
Një nënë ka treguar për tmerrin e saj pasi zbuloi se burri i saj pedofil e drogoi atë çdo natë në mënyrë që të abuzonte me dy vajzat e saj.
Gruaja- e njohur vetëm si Rachel (identiteti i së cilës po mbrohet)-ishte martuar me Timothy James Stewart për 12 vjet, para se ajo të mësonte për krimet e tij të pështira.
Burri në fjalë u dënua për 32 vite burgim, pas një beteje ligjore katërvjeçare, transmeton Indeksonline.

Tani, Rachel nga Sidnei në Australi, ka folur për trauma te saj.
Mamaja e dy vajzave mësoi se u drogua çdo natë para se burri i saj të ngacmonte vajzën e saj të madhe të moshës 12 vjeçare, të cilën e drogoi poashtu.
Ajo mësoi se kishte abuzuar me të për katër vite radhazi, ku më pas vazhdoi edhe me vajzën më të vogël.
Mjekët zbuluan se diçka nuk është në rregull me të, pasi gjithnjë ishte e lodhur.
Kur Stewart u ankua se vajza më e madhe nuk e quajti më baba, Rachel e pyeti pse.

“Ti nuk e njeh atë, nuk ke asnjë ide se kush është ai”, ishte përgjigjur vajza.
“Në momentin që dëgjova këtë, një grop u hap në barkun tim dhe thashë me vete, çfarëdo që ajo po thotë,tregon të vërtetën”, shtoi Rachel.
Stweart ishte larguar nga shtëpia pa thënë asnjë fjalë por u arrit të arrestohej në malet ‘Blue’ vetëm disa orë më vonë./Indeksonline/
