“E dua atë çikë”, dalin pamjet e patransmetuara mes Klodit dhe Benitës
Këtë Prime, janë shfaqur për herë të parë pamjet që nuk u transmetuan të festës së madhe që kishte organizuar Vëllai i Madh për banorët.
Në këtë festë, Benita e kishte tepruar me pije, dhe Klodi ishte gjetur afër saj.
Mirëpo insistimi i Limit që Benita të pinte ende, e kishte acaruar tej mase Klodin, i cili ishte shprehur i mllefosur me të.
Madje ai është parë duke qarë për Benitën, duke thënë se e do Benitën dhe nuk do ta shohë në këtë gjendje.
“Besom që askush nuk do të të shoh më mirë se unë”, i kishte thënë Klodi Benitës.
Për më shumë, ndiqni videon e mëposhtme:

