75 Mall Live Search
10:21 / E Premte, 21 Qershor 2019 / indeksADMonline

“E dua ushqimin”: Bebe Rexha sqaron problemet që ka me peshën

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha ka arritur sukses të madh në tregun ndërkombëtarë,  shkruan Indeksonline.

Kohëve të fundit po përflitet mjaft për pamjen e saj, sidomos për trupin ku kanë dalë disa fotografi ku shihet se Bebe ka shtuar në peshë, dhe kjo nuk e ka bërë të ndihet mirë këngëtaren e cila ka vendosur që vet të shpjegoj gjithçka.

“Pesha ka qenë gjithmonë një gjë e vështirë për mua çdo që kur isha vajzë e vogël. Por është një udhëtim dhe nuk do të fsheh dot, sepse unë kam shtuar peshë. Unë do të punoj në këtë drejtim.”

“ Ju nuk i dini rrëfimet e të gjithve. Të kaluarën e njerëzve, varësitë e tyre,a marrin apo jo ilaqe që i bëjnë ata të fitojnë në peshë. Depresive!”

“Më pëlqen të ha dhe nuk e mohoj këtë”: Kanë qenë sqarimet që ka bërë Bebe Rexha. /Indeksonline/