E dyshuara për vrasje dhe gruaja tjetër që e plagosi në gjendje të rëndë, po trajtohen në QKUK
E dyshuara për vrasjen dhe plagosjen që ndodhi sonte në fshatin Majac, janë në gjendje tejet të rëndë shëndetësore.
Ato nga Emergjenca e Spitalit të Podujevës, tashmë janë transferuar për trajtim të mëtutjeshëm në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Kjo u bë e ditur nga shefi i Emergjencës, Arben Beqiri.
“Janë në gjendje të rëndë shëndetësore që të dyjat, kështu më informojnë nga stafi për dy të plagosurat që tashmë janë në QKUK”, tha ai.
IndeksOnline ka mësuar se e dyshuara është Ardita Gashi rreth moshës 30-vjeçare, e cila pas ndërhyrjes së policisë është gjetur e plagosur në kokë.

