75 Mall Live Search
14:35 / E Martë, 16 Nëntor 2021 / AR

E ekzekutuan dhe e hodhën në rezervuar, arrestohet një nga autorët e vrasjes së Fridman Xhaferraj

Kristi Bixheku një nga autorët e dyshuar si vrasës i Fridman Xhaferaj është arrestuar nga policia te spitali “Nënë Tereza”.

Fridman Xhaferraj u vra në qershor të këtij viti dhe më pas trupi i tij u hodh në një rezervuar në Vithkuq të Korçës.

Xhaferraj ishte personi i akuzuar për djegien me qëllim të 3 makinave në afërsi të një qendre tregtare ndërsa ishte lënë me masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Sipas të dhënave të policisë ai në datën 21 maj është liruar nga dhomat e paraburgimit duke u lënë në arrest shtëpie në fshatin Plug të Lushnjës.

Shenjat e gjetura në trupin dhe kokën e viktimës  bënë që grupi hetimor të dyshojë se kjo mund të jetë një vrasje dhe se i riu para se te hidhej ne rezervuarin e Gjançit është dhunuar deri në vdekje diku tjetër.

Dy personat kryesorë të dyshuar për vrasjen e tij janë Lulzim Spahija me nofkën “Arapi” dhe miku i tij Kristi Bixheku./tch/