75 Mall Live Search
10:29 / E Hënë, 18 Mars 2024 / Zgjim Sefa

Wolfsburg e emëron trajner ish-trajneri i Brojës

Humbja 1-3 në shtëpi përballë Augsburgut ka rezultuar fatale për kroatin Niko Kovaç që është shkarkuar nga pankina e Wolfsburgut. 

Këta të fundit nuk fitonin prej tre muajsh dhe zbritja në vendin e 14 kishte bërë që të ndizet alarmi, ndaj drejtuesit vendosën të ndryshojnë trajnerin.

Pas shkarkimit të Kovaç, është emëruar në stol austriaku Ralf Hasenhuttl, ish-trajner i Southamptonit në Angli për plot katër sezone. 

Hasenhuttl ka firmosur kontratë afatgjatë me Wolfsburgun, teksa mision do të jetë të mbajë skuadrën në elitë.

Ky është një rikthim pas 6 vitesh në Bundesligë për austriakun, që në 2018-ën pati drejtuar Leipzigun, teksa vlen të theksohet se gjatë kohës kur ishte te Southampton ka punuar edhe me sulmuesin e kombëtares shqiptare, Armando Broja./Indeksonline/