20:27 / E Enjte, 14 Dhjetor 2023 / MSH

E emocionuar dhe krenare, gruaja e Nasim Haradinajt flet për lirimin e tij nga Haga

Nasim Haradinaj është kthyer në shtëpi!

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është liruar nga Haga.

Nga aeroporti, Nasimi është nisur drejt vendlindjes së tij, Gllogjanit, ku është pritur nga bashkëfshatarët.

Bashkëshortja e tij, Gjejlonja, ka thënë për Indeksonline se është shumë e emocionuar dhe se një vendim i tillë ishte dashur të merrej kohë më parë.

Ajo thotë se edhe bashkëluftëtarët e Nasimit që po gjykohen në Hagë, duhet të lirohen sa më shpejt.

Deri në lirimin e tyre, gëzimi për lirimin e Nasimit është i përgjysmuar.

Dëgjoni intervistën e plotë të saj:

Mos i humb