75 Mall Live Search
11:40 / E Hënë, 01 Korrik 2024 / AR

E fejuara e Jeff Bezos fotografohet në pushime, fansat ‘çmenden’ pas trupit të saj

Lauren Sanchez, e fejuara e miliarderit Jeff Bezos, po pushon në Greqi me shoqëri në jahtin e tij dhe tërhoqi vëmendjen me pamjen e saj.

54-vjeçarja është fotografuar në një darkë romantike me të fejuarin e saj, por edhe në jaht dhe në jet-ski, teksa fansat në rrjetet sociale janë mahnitur nga linjat e saj trupore, transmeton Indeksonline.

“Ajo duket e mahnitshme”, “Nuk mund ta besoj se kjo grua është 54”, janë disa nga komentet. 

Meqë ra fjala, çifti u njohën pesë vite më parë dhe miliarderi i propozoi asaj vitin e kaluar me një unazë që kushtoi 2.5 milionë dollarë. /Indeksonline/