10:28 / E Martë, 26 Janar 2021 / OSH

E fejuara e Shpat Kasapit: Jam shumë e ndieshme, lotët i kam si me buton!

Nuk ka shumë javë që kur këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi, kurorëzoi dashurinë e tij me fejesën.

Ndërkohë që e fejuara, Selvija u është përgjigjur pyetjeve të disa ndjekësve, në llogarinë e saj në Instagram.

“Ndoshta do doja të bëhesha më e përmbajtur, jam shumë e ndieshme, lotët i kam si me buton”, ka shkruar ajo, teksa i është përgjigjur pyetjes se çfarë do të ndrysonte te vetja. /IndeksOnline/