E fejuara e Shpatit tregon linjat trupore në këtë fustan

Këngëtari shqiptar Shpat Kasapi javë më parë i dha fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë me fejesë me grimeren Selvije Jao.
Shkaku i pandemisë dyshja nuk munden të organizojnë ndonjë festë për këtë datë të veçantë, mirëpo ata sjellën një fotosesion të bukur të realizuar po atë ditë, shkruan Indeksonline.

Nga të gjitha publikimet që i ka bërë deri më tani, duket se Selvija e ka një më të preferuarën.

Ajo ndau një imazh e veshur me fustan të gjatë e të ngushtë, duke e kombinuar me një grim të lehtë në të cilin po duket tamam si nuse.
“Pamja ime më e pëlqyer deri më tani” ishte mbishkrimi i Imazhit në të cilin mori pëlqime e komente të shumta nga ndjekësit e saj./Indeksonline/