75 Mall Live Search
11:30 / E Premte, 23 Gusht 2024 / G T

E filluan me barazim, Cristiano Ronaldo i Al Nassrit: Ne nuk dorëzohemi!

Skuadra e Al Nassr mbrëmë barazoi 1:1 në ndeshjen ndaj Al Readit, që ishte e para për sezonin e ri në Ligën Profesionale në Arabinë Saudite.

Cristiano Ronaldo ishte golashënuesi i vetëm i Al Nassr në këtë duel, shkruan Indeksonline

Në rrjetet sociale, ylli portugez lë një mesazh të qartë që skuadra e tij do të luftojë në të gjitha kompeticionet këtë sezon.

“Nuk dorëzohemi kurrë. Vendosmëria jonë nuk njeh kufij”, ka shkruar Ronaldo në rrjetet sociale

“Kingu” i Portugalisë mbrëmë shënoi edhe një gol tjetër, por sistemi i teknologjisë VAR e anuloi atë./Indeksonline/