18:18 / E Martë, 02 Tetor 2018 / indeksADMonline

E filmonte deri sa bie nga dritarja, arrestohet pronarja që nuk e ndihmoi shërbëtoren e saj

Një grua është burgosur pasi ka filmuar shërbëtoren e saj duke rënë nga ballkoni i katit të shtatë, përderisa ajo u përpoq të shpëtonte nga apartamenti i saj në Kuvajt.

Pamjet shokuese tregojnë vajzën etiopiane duke qarë dhe kërkuar ndihmë e varur në kornizën e dritares përpara se të bie poshtë.

Çuditërisht, ajo i mbijetoi vdekjes duke thyer vetëm njërin krah dhe duke pësuar lëndime të tjera të lehta.

Gruaja që mban aparatin, dëgjohet duke thënë “Oh e çmendur, kthehu”, tani është burgosur për një vit e tetë muaj pasi ajo ka xhiruar në vend që ta ndihmojë gruan.

Ajo u akuzua se kishte filmuar gruan pa pëlqimin e saj dhe e kishte publikuar videon e saj pa pëlqimin e saj”.

Sipas Stepfeed, e akuzuara i tha gjyqit se ajo e kishte filmuar incidentin si dëshmi se ajo nuk e lëndoi etiopianen.

Gruaja kishte rënë në një tendë të hekurit e cila ishte poshtë ballkonit. Dëshmitarët vrapuan për ta ndihmuar atë dhe e çuan me nxitim në spital.

Nuk dihet arsyeja se si ka përfunduar ajo aty./Indeksonline/