18:54 / E Martë, 06 Prill 2021 / C E

E fitoi çmimin e “Miss-it” por më pas ia marrin kurorën për një arsye të çuditshme

Fituesja e çmimit Miss Shri Lanka u la me “gishta në gojë” pasi që rivalja e saj e rrëmbeu kurorën pasi që ajo nuk i kishte plotësuar kushtet.

Cmimi i mbretëreshës së bukurisë për vitin 2020/21 iu dha Pushpika De Dilva gjatë ceremonisë e cila u transmetua në televizionin kombëtar të dielën.

Por konkurrentja tjetër Caroline Jurie, e cila ishte fituese në vitin 2019, i rrëmbeu kurorën nga koka në incidentin e çuditshëm në skenë, shkruan Indeksonline.

Çmimi që atëherë i është kthyer zonjës De Silva pasi organizatorët e ngjarjes konfirmuan se ajo nuk është e divorcuar.

Në një pamje mahnitëse, zonja Jurie mund të shihet me një mikrofon në dorë ndërsa i thotë audiencës: ‘Ekziston një rregull që parandalon gratë që janë martuar tashmë dhe janë divorcuar, kështu që unë jam duke marrë hapa që kurora të shkojë në vendin e dytë’

Ajo më pas shkon drejt  zonjës De Silva e cila tashmë ka veshur kurorën dhe brezin e saj me një buqetë me lule në dorë.

Zonja Jurie e merr kurorën e artë e cila duket se kapet në flokët e zonjës De Silva.

Më në fund e liron dhe Miss Jurie e vendos atë në kokën e nënkampiones që bën që një zonjë e përlotur De Silva të dalë nga skena.

Organizatorët i kanë kërkuar falje zonjës De Silva, e  cila fitoi Miss Sri Lanka World në 2011 dhe asaj i është rikthyer titulli. /IndeksOnline/