75 Mall Live Search
08:27 / E Martë, 25 Maj 2021 / Blerim

AC Milan gjen zëvendësuesin e Donnarummas/ E fitoi titullin me Lille, afër marrëveshja…

Skuadra e AC Milan ka gjetur zëvendësuesin e portierit, Donnarumma.

Sipas gazetarit, Fabrizio Romano – klubi italian pritet që brenda pak orëve ta zyrtarizoj portierin, Mike Maignan, i cili fitoi titullin e kampionit në Ligue 1 me skuadrën e Lille, shkruan IndeksOnline

25-vjeçari do të nënshkruaj kontratë deri në vitin 2026, me një marrëveshje prej 15 milionë eurosh.

“Donnarumma pritet të jetë jashtë kontratës brenda 36 ditëve, ende s’ka marrëveshje me Milan”, shkruan Fabrizio Romano.

Kujtojmë që Mike Maignan ka bërë afro 150 paraqitje me Lille. Ai më parë ka qenë pjesë e Paris Saint-Germain (ekipi i dytë)./IndeksOnline/