23:21 / E Shtunë, 17 Prill 2021 / OSH

E frikshme, ariu shihet në një fshat të Shtimes (Video)

Mbrëmë rreth orës 23:30 një ari është parë afër fshatit Llanisht të komunës së Shtimës.

Një qytetarë ka bërë xhirime, teksa videon e ka hedhur në llogarinë e tij në Facebook.

Videoja është xhiruar nga një distancë rreth 10 metra. Ariu shihet teksa vazhdon rrugën e tij, ndërkohë që personi në fjalë e filmon. 

“Fauna po zhvillohet në bjeshkët tona. Këtë ARI e takuam sante afër fshatit Llanisht tē komunës së Shtimes. Zbukurim i natyrës.”, ka shkruar ai krahas videos.

Padyshim, kjo është shqetësuese për banorët e kësaj ane. /IndeksOnline/