22:54 / E Martë, 09 Qershor 2020 / indeksADMonline

E frikshme, Castillejo kërcënohet me armë dhe grabitet nga dy persona!

Momente frike dhe ankthi për sulmuesi anësor të Milanit Samu Castillejo.

Spanjolli i kuqezinjve është sulmuar nga dy persona me armë të cilët e kanë kërcënuar me armë dhe e kanë grabitur.

Lajmi që ka bërë xhiron e mediave italiane është publikuar në rrjetet sociale nga vetë Castillejo.

“A jemi në Milano këtu? Dy djem sapo më grabitën duke më vendosur një armë në fytyrë!”. Ky ishte postimi i Castillejo, i cili më pas u publikua nga të gjitha mediat italiane.

Në Angli, fenomeni i grabitjeve është më i përhapur, por duket se dhe futbollistët e Serie A janë tashmë objektiva.

Castillejo për fat të mirë, është jashtë rrezikut, ndërsa policia lokale e Milanos ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.