21:11 / E Enjte, 27 Qershor 2019 / indeksADMonline

E frikshme, foshnja që kishte rënë nga dritarja në luftë me jetën

Një foshnje është duke luftuar me jetën pasi që kishte rënë nga dritarja e hapur në Luton, Bredforshire, thuhet në raportin e Policisë.

Shërbimet e emergjencës ishin thirrë për rastin që kishte ndodhur në një banesë në Wellington Street në Luton orën 1 të ditës, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Në raportin e policisë thuhet se foshnja u dërgua në spital me lëndime serioze për jetën.

“Çdo person që ka qenë present në zonën përkatëse apo është dëshmitar i incidentit është ftuar nga policia për të marrë më shumë informata për rastin”.

Rasti në fjalë vjen vetëm dy muaj pasi që një fëmijë kishtë rënë për vdekje nga dritarja në Glasgow.

Fatkeqësisht vajza nuk kishte arritur të mbijetoj, megjithëse ishte dërguar në spital por lëndimet e saj ishin shumë të rënda.

Dëshmitarët kishin thënë që kanë dëgjuar britma histerike të një gruaje që thërriste për ndrihmë./Indeksonline/