E frikshme, futbollisti i skuadrës shqiptare rrëzohet pa ndjenja në fushë (VIDEO)

Ndeshja mes Egnatias dhe Partizanit që po luhet në Rrogozhinë shkaktoi një frikë të madhe.
Raphael Dwamena në minutën e 24-të rrëzohet pa ndjenja në fushë ndërsa historiku i sulmuesit që ka pasur probleme me zemrën në të kaluarën tremb edhe më shumë.
E menjëhershme ndërhyrja e stafit mjekësor teksa futbollistët e të dyja skuadrave e rrethuan sulmuesit në mënyrë që pamjet e rënda të mos transmetoheshin. Ambulanca e transportoi lojtarin në spital teksa të gjithë shpresojnë më të mirë për Dwamenën.
Sipas informacioneve të ardhura nga spitali i qytetit të Rrogozhinës, Dwamena është i ndërgjegjshëm dhe ndodhet në gjendje të stabilizuar shëndetësore.
Afrikani ka patur më parë probleme në zemër, ndërkohë që një rast i ngjashëm i ka ndodhur edhe kur luante në Austri.