17:34 / E Enjte, 19 Tetor 2017 / indeksADMonline

E frikshme! Makina “fantazmë” shfaqet në rrugë dhe shkakton aksident (Video)

Një video e filmuar nga kamera e sigurisë së një makine ka kapur momentin e frikshëm të një “makine fantazmë”, që shfaqet nga askund duke shkaktuar aksident.

Skeda e aksidentit i ka lënë shikuesit të habitur pasi makina nuk mund të shihet deri në momentin e fundit dhe askush nuk e kupton se nga vjen ajo deri në çastin e përplasjes anësore dhe largimit nga vendi i ngjarjes.

Klipi është filmuar në Singapor dhe tregon një shofer me një makinë të bardhë duke pritur në një kryqëzim gati për të bërë një kthesë.

Ndërkohë që dritat e semaforit ndryshojnë, shoferi duket se manovron i sigurt, pa e ditur se do të përplasej pak sekonda më vonë./OraNews