11:16 / E Premte, 18 Shtator 2020 / indeksADMonline

E frikshme: Mbi gjysma e të prekurve me Covid-19 ndiejnë lodhje të vazhdueshme

Mbi gjysma e pacientëve me koronavirus kanë ndjenjën e lodhjes së vazhdueshme, pa marrë parasysh se sa të sëmurë kanë qenë, thotë studimi i një ekipi nga Irlanda.

Sipas tyre nga 128 pacientë të shëruar nga COVIDI-19, 52 për qind e tyre kanë thënë se endje ndiejnë lodhje edhe dhjetë javë pasi janë shëruar klinikisht.

Nuk ka rëndësi fare nëse pacientët kanë qenë të pranuar në spital, kanë pasur nevojë për oksigjen apo kanë qenë në trajtim emergjent, thotë ekipi nga Trinity College, në Dublin.

Vetëm pak mbi gjysmën e pacientëve që kanë marrë pjesë në studim kanë qenë të shtruar në spital .

“Studimi thekson rëndësinë e vlerësimit të atyre që janë shëruar nga COVIDI-19 për simptomat e lodhjes së rëndë, megjithëse ashpërsia e sëmundjes mund të identifikojë një grup më të denjë për studime të mëtejmë dhe ndërhyrje të mëhershme”, ka thënë dr. Liam Townsend.