08:56 / E Martë, 02 Korrik 2019 / indeksADMonline

E frikshme, momenti kur tigri sulmon dy motoçiklistë

Një video e frikshme e sulmit të tigrit ndaj dy motoçiklistëve ka dalur nga një park indian i kafshëve të egra.

Video u postua online nga Shoqata e Mbrojtjes së Pyjeve dhe Mbrojtjes së Natyrës në Indi.

Tigri del anash nga xhungla duke u hedhur në sulm ndaj motoçiklistëve të cilët arrijnë të shmangin kafshën e egër.

Mediat indiane raportojnë se njerëzit në biçikletë kanë qenë zyrtarë të Departamentit të Pyjeve ./Indeksonline/