21:53 / E Martë, 09 Korrik 2019 / indeksADMonline

E frikshme, shikoni si hapet toka dhe “përbinë” këtë veturë

Aksidentet me makina nuk janë të rrallë, madje kohën e fundit dukshëm është shënuar rritje.

 Së fundmi, një vrimë gjigante u hap në tokë në Virginia duke hedhur një makinë rreth 6 metra më poshtë.

E ndërkohë që gjithë kjo situatë ka habitur kalimtarët të cilët kanë filmuar gjithë këtë moment derisa toka përbinë këtë veturë.

Fatmirësisht, mjeti ishte i parkuar dhe brenda nuk ndodhej asnjë person. Pasi nxorrën mjetin nga vrima e madhe, autoritetet thanë se do marrin masat për të rregulluar rrugën.

Sipas tyre, shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar lagështi në tokë, prandaj makina “u fundos”. Shtëpitë pranë thuhet se janë të sigurta, pasi janë të vendosura mjaft larg, por zyrtarët i paralajmëruan banorët që të qëndrojnë larg zonës sepse toka rreth gropës është ende e paqëndrueshme dhe mund të vazhdojë të hapet.