E frymëzuar nga mitologjia, fanella e re e Romës nuk do koment
Roma ka prezantuar fanellën e re për sezonin e ardhshëm, e cila përfshin një shirit rrufeje në jakë dhe mëngë.
Fanella mbetet me formulën tradicionale të ngjyrës së kuqe dhe të verdhë, por ajo që bie më tepër në sy është rrufeja rreth qafës, inspiruar nga Zoti i Qiellit, Jupiter.

Pantallonat e bardha rikthehen, ndërsa çorapet janë të kuqe, po ashtu me një rrufe në mes.
“Mitologjia romake dhe influenca e saj në identitetin e Romës ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë koncept,” shprehet shefi i dizajnit te Nike Pete Hoppins për faqen zyrtare të klubit.
⚡️ STRUCK BY LIGHTNING! ⚡️
— AS Roma English (@ASRomaEN) May 23, 2019
Our 2019-20 Nike home shirt is here! ?❤️ pic.twitter.com/WGuFQaUwhX
“Këtë vit, fokusi ynë ishte Jupiteri dhe rrufeja ishte simboli i duhur për të përfshirë.”
Fanella do të debutojë këtë fundjavë në ndeshjen e fundit të Roma-s ndaj Parma-s, ndërsa ka dalë në shitje që të enjten.