09:02 / E Premte, 20 Mars 2020 / indeksADMonline

E fshin këngën e sapopublikuar, Besart Halimi tregon arsyjen

Besart Halimi dje ka publikuar këngën e tij më të re, por ajo është fshirë për shkak të disa ndryshimeve.

Lajmin e bëri të ditur, vetë ai, përmes një njoftimi.

Më tutje ai tha se videoklipi do të ripostohet sot në ora 16:00

“Për shkak të disa ndryshimeve që do ti bëj ne videoklip ju informoj se videoklipi nuk është në youtube për momentin por do ta ripostojmë nesër në ora 16:00. Ju kërkoj falje dhe ju falenderoj të gjithëve për përkrahjen maksimale. Zoti ju ruajtë të gjithëve”, tha Besarti.

Kënga titullohet “Pa fjalë”, dhe pritet të ketë sukses të madh./Indeksonline/