75 Mall Live Search
08:58 / E Hënë, 13 Nëntor 2023 / L K

E ftoi një palestineze në skenë, Greta Thunbergut i ndodhë e papritura në Holandë (Pamje)

Aktivistja e klimës Greta Thunberg u përballë me një situatë të pazakontë në një protestë të klimës në Holandë.

Një burrë hyri në skenë pasi ajo ftoi një palestineze dhe një grua afgane të flisnin në një protestë klimatike në kryeqytetin holandez.

Thunberg po fliste para një turme prej dhjetëra mijërash kur i ftoi gratë në skenë.

“Si lëvizje për drejtësi klimatike, ne duhet të dëgjojmë zërat e atyre që po shtypen dhe të atyre që luftojnë për liri dhe drejtësi. Përndryshe, nuk mund të ketë drejtësi klimatike pa solidaritet ndërkombëtar”, tha Thunberg.

Pasi gratë palestineze dhe afgane folën dhe Thunberg rifilloi fjalimin e saj, një burrë doli në skenë dhe i tha asaj.

“Kam ardhur këtu për një demonstrim klimatik, jo për një pikëpamje politike”, tha ai.

Incidenti erdhi pasi dhjetëra mijëra njerëz marshuan nëpër rrugët e Amsterdamit duke bërë thirrje për më shumë veprime për të trajtuar ndryshimet klimatike, në një protestë masive vetëm 10 ditë përpara zgjedhjeve kombëtare.

Organizatorët pretenduan se 70,000 njerëz morën pjesë në marshim dhe e quajtën atë protestën më të madhe të klimës ndonjëherë në Holandë./Indeksonline/