E FUNDIT! Arijon Ibrahimoviq ftohet nga Gjermania
Kombëtarja e Gjermanisë U21 ka zbuluar listën për dy ndeshjet e muajit nëntor.
Befasia më e madhe është ftesa e Arijon Ibrahimoviqit, shkruan Indeksonline
Ibrahimoviq i cili raportohej se do t’i bashkohej Kosovës, është ftuar te Gjermania për ndeshjen ndaj Maltës dhe Gjerogjisë.
Përveç Ibrahimoviqit është ftuar edhe lojtari tjetër me prejardhje shqiptare, Nelson Weiper.
Në këtë grumbullim mungon Brajan Gruda, i cili është i lënduar./Indeksonline./


