75 Mall Live Search
19:43 / E Diele, 29 Qershor 2025 / G T

E fundit: Bad News Eagles shpërbëhen pas sukseseve historike

Lajm i hidhur për komunitetin shqiptar të gaming-ut: Bad News Eagles, skuadra më e njohur shqiptare në CS:GO, ka njoftuar shpërbërjen e saj përmes një postimi emocional në rrjetet sociale.

“Pas shumë viteve të paharrueshme së bashku, ka ardhur koha që ekipi ynë të ndahet. Që nga fillimi, ne u nisëm me një ëndërr – të garojmë në nivelin më të lartë, të shtyjmë kufijtë tanë dhe të lëmë gjurmë në skenat e mëdha”, thuhet në deklaratën e ekipit, shkruan Indeksonline

Bad News Eagles u bënë emër i madh në botën e eSports duke u kualifikuar në tri turne botërore, përfshirë Majorët, ku përfaqësuan denjësisht shqiptarët dhe fituan zemrat e tifozëve në gjithë botën me stilin e tyre të lojës dhe shpirtin garues.

Shpërbërja e ekipit shënon fundin e një epoke, por gjithashtu hap rrugën për sfida dhe projekte të reja për ish-anëtarët e skuadrës. Tifozët tashmë presin me interes të shohin se ku do të vazhdojnë karrierën këta emra që bënë histori në eSports-in shqiptar./Indeksonline/