75 Mall Live Search
19:03 / E Martë, 26 Korrik 2022 / Gj. Sh

E fundit, Cllevio arrestohet sërish, policia e kap derisa ishte “live” në rrjete sociale

Para disa ditësh rep-artisti më i komentuar gjatë kësaj periudhe Cllevio është liruar nga burgu.

Ai ishte arrestuar pasi kishte thyer masën arrestit shtëpiak si dhe pas sherrit me Noizyn.

E sot derisa këngëtari ishte në një video live në Instagram u arrestua sërish nga Policia.

Tërë momentin e arrestimit ai e ka bërë publik përmes video-live.

Ndryshe dyshohet se arsyeja e arrestimit ka ardhur pas kërcënimeve dhe ofendimeve që ka bërë në rrjetet sociale.