E FUNDIT: Deri 1 orë duhet të prisni në këtë pikë kufitare për të hyrë dhe dalë nga Kosova

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat.
Pika me e ngarkuar vazhdon të jetë ajo të Dheu i Bardhë,
Pritjet në këtë pikë për të hyrë dhe dalë nga Kosova zgjasin rreth 1 orë, raporton IndeksOnline.
Ndërsa në Muçibabë dhe Jarinje pritjet janë deri 20 minuta.
Kurse në pikat tjera kufitare pritjet nuk zgjasin me shumë se 3 deri 5 minuta. /IndeksOnline/
Përditësimi i fundit është bërë në ora 32:52 minuta…
