75 Mall Live Search
17:29 / E Premte, 01 Nëntor 2019 / indeksADMonline

E FUNDIT: Feronikeli e emëron trajnerin e ri

Pasi që Dejan Vukiçeviq u largua disa ditë më parë nga Feronikeli, tani ky klub e ka caktuar Agim Sopin në postin e trajnerit.

50-vjeçari më parë ka qenë ndihmës trajner tek Kombëtarja e Maqedonisë U21.

Ndërkohë ai karrierën më të gjatë e ka kaluar në Suedi, tek skuadrat si Landskrona, Prespa Birlik e Rosengard.

Feronikeli nën drejtimin e Vukiçeviq nuk kishte ecuri aq të mirë, pasi që në rënditjen tabelare gjendet në vendin e gjashtë./Indeksonline/.