E fundit: Lojtari i skuadrës së madhe angleze del pozitiv me coronavirus

Lojtari i skuadrës së madhe angleze del pozitiv me coronavirus Sipas mediave angleze, një lojtar i Norwichit ka rezultuar pozitiv me coronavirus, pas testeve të kryera sot, ku i njëjti kishte luajtuar edhe në miqësoren kundër Tottenhamit ditën e premte.
E për këtë rast ka reaguar edhe skuadra e Tottenhamit, ku thonë se lojtari në fjalë nuk kishte pasur kontakt me asnjë futbollistët të “gjelave” si para dhe pas ndeshjes.
“Ne vazhdojmë të veprojmë brenda udhëzimeve të rrepta të caktuara nga Premierliga për të shmangur çdo rrezik të përhapjes së infeksionit nëse dikush tjetër teston pozitiv, përfshirë distancën shoqëror, në mënyrë që të mos krijohen kontakte të ngushta, të cilat janë përcaktuar edhe nga Qeveria”.
“Kjo do të thotë që asnjë anëtar i skuadrës ose stafi nuk duhet të detyrohet të izolohet, përveç personit që rezulton pozitiv tani në testin e fundit”.
“Lojtari i Norwich e ka konfirmuar se nuk kishte kontakte të ngushta me ekipin tonë dje dhe skuadra jonë gjithashtu e ka verifikuar këtë”, thuhet në njoftimin e Tottenhamit.
Kështu, pritet që brenda këtyre ditëve të testohen edhe njëherë lojtarët e Tottenhamit.